] |
![]() |
|||||
Gheorghe Hagi vizitoi Barcelonën për tu takuar me shokët e ish-ekipit të tij dhe përshëndeti ekipin që është duke shfaqur futbollin më të mirë në planet. Legjenda Rumune që qëndronte si trajneri i tanishëm Pep Guardiola në Nou Camp në vitet 1994 dhe 1996 dhe sheh se partneri i tij është në një detyrë më të vështirë. Puna e tijë e tanishme është futbolli me të rinjët në atdhe, Hagi ka udhëtuar te ish -klubi i tij në kohën kur Barcelona është në top formën e saj. “Erdha ta shoh Barcelonën sepse ajo është në superformë tani dhe luajnë shumë mirë,” thotë ai për Barça TV. “Barça luan futboll mjaftë mirë, gjithmonë është në sulm dhe shumë njerz e adhurojnë. Ata vetëm sa nuk kanë fituar. “Çdo kush e din dhe e ka parë që ne vjet luajtëm më së miri në botë, por edhe fillimi i këti sezoni ishte mbreslënës. “Është një lëvizje mjaftë e mirë nga ana e tij. Guardiola është një njeri i thjeshtë dhe si fëmijë kur ka qenë gjithmonë e donte Barcelonen, shtoi ai. Kaka dhe Cristiano Ronaldo dëshirojnë ti ndihmojnë Realit që të shënoj kapitullin e ri në histori të këtij klubi, dhe duke fituar Ligën e Kampionëve do të fillohej kjo gjë. Kaka thotë se nuk është dhe aq lehtë sa mendon ai apo tifozët, pasi që duhet shumë punë, dhe pakëz fat. “ Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre. Dëshirojmë të fitojmë dhe të bëjmë histori me Real Madridin, por duhet ti marrim gjërat ngadalë dhe qetë.” “ Nuk është lehtë ta fitosh Champions League. Njerëzit flasin për atë sikurse ta kishim fituar që tani; ekipi duhet të përmirësohet në disa gjëra. Ne ëndërrojmë për ta luajtur finalen në Bernabeu.” Ronaldo u pajtua me Kaka-n duke thënë se realiteti mund të jetë ndryshe. “ Euforia e tifozëve është normale për projektin e ri është normale, por ashtu si tha Kaka, ne duhet ti bëjmë gjërat ngadalë dhe të fokusohemi në secilën ndeshje,” sqaroi ai. “ Ne dëshirojmë të fitojmë, por suksesi nuk vjen nga dita në ditë. Ne duhet të jemi të qetë duke ndërtuar një skuadër të duhur. Mendoj se kemi shanca për të fituar, por duhet ti marrim gjërat ngadalë dhe të punojmë shumë. Kjo është më e rëndësishme.” ReMILANOdrid takohet sonte në Bernabeu kundër Olympique Marseille. Tetor 1, 2009
Portieri i cili luajti rol të madh për triumfin e Spanjës në Euro 2008, ka lënë shumë larg rivalët e tij Gianluigi Buffonin dhe Edëin Van der Saarin. IFFHS ka pyetur mbi 85 ekspertë të vendeve të ndryshme që të nominojnë 4 portierët më të mirë, të cilët janë vlerësuar me pikë, i pari morri 4 pikë kurse portieri i katërt i tyre më i miri mori nga një pikë. Top dhjetëshi i portierëve më të mirë në botë: 1 – Iker Casillas: 249 pikë Nesta në pikëpyetje kundër AtalantësTetor 2, 2009 Mbrojtësi i Milanit Alessandro Nesta mund të mos paraqitet në ndeshjen kundër Atalantës të dielën për shkak të një lëndimi që morri në mesjavë. La Gazzeta dello Sport raporton se 33 vjeçari është duke luftuar me dhimbjet që të mund të rikthehet nga lëndimi muskulor i marrë në ndeshjen kundër Zurichut. Edhe pse Oguchi Oniewu është paralajmëruar të jetë startues në ndeshjen tjetër nëse Nesta nuk është gati, duket se Favalli do ta zëvëndësoj këtë të fundit në zemër të mbrojtjes. Për fat të Leonardos, ndeshjet intensive po mbarojnë për shkak të kualifkimeve për botëror, dhe kështu ai mund të bëj rigrupimin, normal, nëse ai mposht Atalantën, përndryshe pason shkarkimi. /LajmeSport.com Galliani refuzon të flas me mediatTetor 2, 2009 Zv. Presidenti i Milanit Adriano Galliani refuzoi tu pergjigjet pyetjeve të gazetarëve, duke lënë konferencën për shtyp, atë të së premtes, duke thënë se ndonjëherë citohet gabimisht nga mediat. “ Nuk do flas sepse gazetat gjithmonë shkruajnë të kundërtën e asaj qka flas,” tha Galliani. “ Unë thash bardhë dhe ju shkruat zi.” Milan po kalon nëpër një katastrofë të vërtetë të rezultateve, dhe ndeshja e së dielës kundër Atalantës do të jetë shanci i fundit për Leonardon. /LajmeSport.com Drenthe në Janar do ti bashkohet MilanitTetor 1, 2009 Sipas Tuttomercatoweb, Milan ka si cak anësorin e Real Madridit Royston Drenthen në afatin kalimtar dimëror. Holandezi as që merret parasysh në 11-shen startuese të Real Madridit por , do të mund të zgjidhte shumë probleme të Rossonerëve. Reali dhe Milani kishin bërë më herët biznes këtë sezonë, duke transferuar Kaka dhe Huntelaarin në palët respektive. Drenthe, njeriu i cili ishte afër kalimit të Fiorentina gjatë verës, do ti konventonte të kalonte te gjigantët Italian. Ai bëri dy paraqitje për Realin këtë sezonë, një në La Liga, dhe një në Champions League /LajmeSport.com Marco nuk është i interesuarTetor 1, 2009
Agjenti i Marco van Basten, Perry van Overeem, komentoi raportin e të Merkurës së Corriere dello Sport që shpjegonte se Milani është i gatshëm të kontaktoj me drejtuesit e Ajax, dhe do të mund të bëhej një zëvëndësim i mundëshëm me Leonardon që është trajneri i Rossonerëve. “Unë mundem vetëm ti mohoj thashëthemet se Milano ka kontaktuar personalisht me Marco Van Basten,” shprehet Van Overeem për Infostrada Sports. “Marco nuk është i interesuar të trajnojë tjeter ekip dhe nuk duhet ta lëre punën e tij. E ardhmja e tijë është e sigurt pasi që në në këtë fillim sezon pritet si pas të gjitha gjasave të fillojë punën me ekipin e ri. /LajmeSport Van Basten bëhu gati – MilanTetor 1, 2009 Milan ka paralajmëruar Marco Van Basten se ndoshta do të duhet të hyjë në stol për ta shpëtuar fytyrën tanimë të përdhosur të Milanit. Sipas Il Corriere dello Sport, ish trajneri i Holandës dhe Ajaxit është kontaktuar nga drejtuesit Rossoner duke bërë të qartë se Leonardo gjindet pranë ‘ sëpatës ‘ . Mediat lokale Milaneze thonë se Leonardo tanimë ka humbur dhe kontrollin mbi lojtarët. Thuhet se atij i është dhënë dhe një shancë e fundit që ti kthej gjërat, në ndeshjen e fundjavës kundër Atalantës. Përndryshe, Galliani ende e mbron Leonadron, duke thënë se humbja ishte diçka e zakonshme. Ky i fundit sot ka qenë në Milanello për ta vizituar skuadrën, dhe ai ashtu siç u prit përdori fjalor të butë kundër trajnerit i cili gjindet nën zjarr. /LajmeSport.com Reagimet e shtypit Italian pas humbjes së djeshme të MilanitTetor 1, 2009
La Gazzeta dello Sport
Ata u shkatëruan në shtëpi nga Zurich. Tani është një krizë e thellë. Corriere della Sera Milan në kaos. Një pjesë e parë katastrofale, dhe Zurich pushton San Siron. La Stampa Milan, e keqja nuk gjen fund Të ngujuar nga goli i parë, sulmuesit flejtën. Il Giornale Tani nuk mjafton vetëm Inzaghi dhe tani vërehet katastrofa e vërtetë. Milan humbi nga skuadra tjetër e tmershme zvicerane. Është një krizë e thellë për Leonardon dhe kualifikimi sërish duket shumë larg në horizont. Pra, siç shihet nuk jemi ne, të vetmit që e kritikojmë Milanin me fjalë dhe tituj të ashpra, por kur atë e bëjnë mediat Italiane, pse mos ta bëjmë ne. ! /LajmeSport.com Kriza troket në MilanelloTetor 1, 2009 Zëvëndës presidenti i Milanit Adriano Galliani është i ngujuar në zhveshtoren e Milanit me Leonardon dhe lojtarët, duke reflektuar në një start katastrofal. Sipas La Repubblica, Galliani arriti në vendin e trajningut në ora 10:50, vetëm dhjetë minuta para fillimit të sesionit të parë të trajnimeve. Galliani ka qenë atje që të mbaj një fjalim rreth humbjes së djeshme kundër Zurichut 1 me 0 në Champions League. Thuhet se zyrtarët e klubit nuk janë aspak të kënaqur me formën e klubit. Galliani duket se përsëri do të jetë i butë me Leonardon, përkundër kritikave të shumta të mediave locale në Milano. /LajmeSport.com Grupi C : Milan kërkah, Real Madrid vazhdon me deklasimeShtator 30, 2009 Milan nuk ka arritur të bëj asgjë në takim kundër Zurichut, duke ja thelluar vazhdimisht krizën vetvehtes, pas humbjes midis San Siros nga Zurichu. Të vetmin gol në takim e shënoi Tihinen në minutën e 10. Real Madrid vazhdon me formën e jashtëzakonshme në Champions League. Ronaldo duket se po i ‘’ ngjit ‘’ kritikët e parasezonit me formën e tij fantastike në sezonin e ri. Ishte Ronaldo ai që në minutën e 58 shënoi për epërsinë fillëstare. Dy minuta më vonë Diaëara shkaktoi një penalti të cilën e shfrytëzoi Rikardo Kaka. Cristiano Ronaldo përfundon deklasimin e francezëve në minutën e 64 me golin e Ronaldos. Ishin tre gola për 6 minuta të shënuara nga Reali. Formë e jashtëzakonshme. Ndërsa, sa i përket Milanit me të vërtet çdo gjë është e tepërt të thuhet. Nëse kësaj radhe Leonardo lavdërohet nga zyrtarët e Milanit, atëhere do te jetë problem i madh, mirëpo sipas situatës akutale, kjo humbje do të ketë konsekuenca. /LajmeSport.com Milan Nr.1 në rruzullShtator 30, 2009 Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi ka përshkruar startin katastrofal të Milanit si tepër normal pas vizitës në zonën e tërmetit në L’Aquila e cila goditi Abruzon Prillin e kaluar. “ Është një katastrofë,” tha Berlusconi duke shikuar nëpër disa ndërtesa. “ Ata të bëjnë të vuajn ashtu si më bëjnë mua të vuaj.” Më pas kur kryeministri i cili dje u bë 73 vjeçar morri vesh se është pranë një gazetari të La Gazzeta dello Sport ai ndryshoi mendim. “ Ah, punoni për La Gazzetan ? “ tha ai. “ Mirë, kur thash katastrofë, e mendova në anën pozitive të saj.” “ Është një moment i vështirë, por ky është futbolli. Do të kaloj. Do të shohim si do qëndrojnë punët në fund.” Ditëve të fundit është folur për një largim të Leonardos, mirëpo Galliani këtë e mohoi ashtu si kryeministri Italian. “ Klubi nuk është duke shkuar në një fazë të mirë, mirëpo është klubi më i mirë në botë.” “ Kur më pyetët a është kjo një katastrofë unë thashë se nuk janë ditët më të mira. Por, si zakonisht, shtypi bën punën e vet, dhe gënjen nëpër titujt e tij.” Kështu, sipas deklaratës që e shihni vet, Berlusconi nuk e di as vet më se qka po flet, mirëpo, në fakt ai e di mjaft mirë, por nuk e pranon një realitet, që i dhemb të gjithë rossonerëve e në veçanti atë. /LajmeSport.com Parashikim : Milan – ZurichShtator 29, 2009 Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Milanit dhe Zurichut në San Siro, ndeshje e cila pritet të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45. Milan në një formë tepër të dobët do të kërkoj dalje nga kriza pikërisht kundër Zvicëranëve. Zgjidhja për këtë pritet të jetë njeriu i quajtur Mr. Offside , Filipo Inzaghi. Milan për këtë takim është favorit i lehtë për shkak se eshte vendas, se përndryshe… Zviceranët e Zurich përkundër humbjes së thellë kundër Real Madridit, me dy golat e shënuar shohin pakëz dritë në fund të tunelit. Këta të fundit do të tentojnë të befasojnë rossonerët midis Milanos, pasi që kjo është mënyra e vetme e kualifikimit përndryshe, papa…formacioni i mundshem (4-2-3-1): Leoni; Stahel, Tihinen, Barmettler, Lampi; Aegerter, Gajic; Vonlanthen, Margairaz, Djuric; Nicki. /LajmeSport.com Kapiteni i Los Merengez ka qenë ylli i skuadrës që një kohë të gjatë, dhe tani ai është bërë i pavdekshëm duke e kaluar dhe Manuel Sanchis. Gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit të parë të Real Madridit, 32 vjeçari Raul ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve në vitet 1998, 2000, 2002 dhe gjashtë tituj të La Ligas 1995, 1997, 2001, 2003, 2007 and 2008. Tani ai dëshiron të luaj më shumë dhe të shtoj trofe në vitrinën e tij të plotë. “ Tani kam shumë sfida përpara dhe unë jam njëjtë i uritur për tituj si në fillim kur erdha këtu.” “ Nuk luaj që të thej rekorde personale, mirëpo për të fituar tituj në fund të sezonit.” Raul është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Champions League me 65 gola, dhe kryeson si golashënuesi më i mirë ndonjëherë në La Liga duke shënuar 44 gola në një sezon. Ai ka shënuar më së shumti gola në La Liga për Real Madridin (216) dhe më i miri në të gjitha garat për Real Madridin me 315 gola. |
|
|||||
![]() |